Pinknews
Influencerja sfidon pritshmëritë, nëna e dy fëmijëve “magjeps” fansat me format e saj
Chiara Nasti, e njohur si një influencere e suksesshme dhe bashkëshortja e sulmuesit të Lazios, Mattia Zaccagni, ka mahnitur ndjekësit e saj me fotot e fundit në Instagram.
Nasti, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e dytë vetëm pak kohë më parë, duket në formë të shkëlqyer fizike. Në këto imazhe, ajo shfaqet e hipur mbi kalë, duke tërhequr vëmendjen për fizikun e saj të tonifikuar, pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve, Dea-s dhe Thiago-s.
Fotot kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar për formën e jashtëzakonshme dhe elegancën që e karakterizon.