Kosova
Inskenim nga Serbia, por përse? Ish-deputeti ngre dyshime: Faton Hajrizi është gjallë
Në një intervistë televizive, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ngritur dyshime se Faton Hajrizi, mund të mos jetë eliminuar nga policia serbe.
Berisha, tha se ajo që e bën që ai të ngrejë dyshime të tilla, janë inskenimet që Serbia ka bërë edhe në të shkuarën.
Gjithashtu, ai u shpreh se Faton Hajrizi, ndodhej 240 m larg nga Bosnje Hercegovina në momentin që ndodhi ngjarja dhe ai edhe i plagosur, mund ta ketë përshkuar atë distancë.
Ish-deputeti ndau dhe dy foto ku tregohet një person mes policisë serbe ditën e ngjarjes, me veshje të ngjashme me atë të viktimës.
“Unë duke njohur politikën e inskenimeve të Serbisë dhe duke bërë krahasime të pamjeve që kanë rrjedhur në mediat serbe dhe që një pjesë i ka cituar vetë ministri i Punëve të Brendshme, natyrisht të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalë për Faton Harizin. Në fakt këto dy foto bëjnë krahasimin e veshjes së një personi që shihej në pamjet televizive që transmetoheshin live ditën e ngjarjes, ai shihej në krah të forcave të policisë. Po i njëjti me të njëjtën veshje shihet si personi që është vrarë”, tha ai për Euronews Albania.