Connect with us

Lifestyle

Instagram vjen me ndryshime

Rrjeti social Instagram ka njoftuar se nga tani e tutje limiti kohor i storieve, i cili deri më tani ishte 15 sekonda, është rritur në 60.

Deri para këtij ndryshimi, videoja e një përdoruesi të kësaj platforme ndahej në disa storie, nëse ishte më e gjatë se 15 sekonda.

Kjo e bëri më të vështirë shtimin e videove në storiet e Instagramit si dhe etiketimin e përmendjen e përdoruesve të tjerë.

Në fillim të muajit shtator të këtij viti, Instagram gjithashtu lansoi Qendrën Familjare dhe kontrollin prindëror në Indi, ku prindërit dhe kujdestarët mund të marrin materiale dhe metoda monitorimi nga specialistë të lartë në Qendrën Familjare.

Kjo u mundëson atyre të vendosin limite kohore dhe të monitorojnë sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram.

Një pjesë e përpjekjeve të Metës për të mbrojtur fëmijët që të përdorin në mënyrë aktive aplikacionet e saj të mediave sociale është shtimi i metodave për kontroll prindëror.

Advertisement