Sport
Inter zyrtarisht në shitje, Zhang e nxjerr në bursë
Inter është zyrtarisht në shitje. Presidenti i klubit Steven Zhang sipas ‘Financial Times’ i ka kërkuar dy kompanive Goldman Sach dhe Raine Group të nxjerrin klubin në bursën e Ëall Street. Ato kanë një mandate për të gjetur blerës të mundshëm, pasi situata aktualisht në klubin italian nuk është pozitive.
Që prej urdhrit të qeverisë kineze për të bllokuar investimet jashtë vendit te Interi ka patur një ngërç në këtë aspekt.
Më herët këto zëra ishin mohuar nga drejtuesit, por tani është ndryshe. Zhang ka vendosur edhe një çmim për të interesuarit që shkon në 1.2 miliardë euro, por që duket e lartë duke parë problemet e zikaltërve. Sipas këtij burimi kjo mund të jetë edhe një tentativë për të mos u larguar përfunimisht nga klubi, por për të shitur një pjesë të aksioneve.
Një ditë më parë zërat për shitjen e klubit nuk i ka mohuar as drejtori sportiv Beppe Marotta, i cili tha se kjo çështje i kalon kompetencat e tij, por u kujdes të nënvizonte se Zhang është treguar korrekt me të gjithë pagesat deri më tani.
Vlen të theksohet se ka zëra të cilat pohojnë se dy fonde amerikane dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë të interesuara për të marrë klubin.