Connect with us

Sport

Interi dhe Arsenali hedhin një “këmbë” në gjysmëfinale të Champions League

Interi ka arritur të mposhtë Bayernin në transfertë me shifrat 2-1 në çerekfinalen e parë të Championsit.

Një mision i vështirë e pret ekipin bavarez në Milano.

Gjithashtu dhe Arsenali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales duke mposhtur Real Madridin me shifrat 3-0.

Përballja e kthimit do të zhvillohet në “Bernabeu” ku madrilenët pritet të japin gjithçka.

Zikaltrit vuajtën për një kohë të gjatë nga intensiteti i bavarezëve, të cilët goditën edhe shtyllën me Kane, por në minutën e 38-të e thyen ngërçin në fund të një lëvizjeje perfekte me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e djathtë të Lautaros, në një asistim të Thuram me thembër.

Në pjesën e dytë, ata u tërhoqën në gjysmën e tyre dhe u kapën në minutën e 85-të nga një goditje e Thomas Müller , por 3 minuta më vonë Frattesi  riktheu epërsinë. Inzaghi dhe djemt e tij tani mund të ëndërrojë vërtet kalimin më tej.

Gjithashtu dhe Arsenali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 3-0. Me dy gola të mrekullueshëm nga goditjet e lira nga Rice dhe një tjetër nga Merino, dhe vazhdimësia në Champions League është e komplikuar. Bardhezinjtë i kanë dhënë shumë opsione Arsenalit për të vënë në dukje armën e tyre më të fuqishme dhe ish-lojtari i West Ham e ka përfituar nga kjo me dy faulle si në një videolojë

Përballja e kthimit do të zhvillohet në “Bernabeu” ku madrilenët pritet të japin gjithçka. Ajo do të jetë javën e ardhshme në Bernabéu .

 

Advertisement