Sport
Interi i shënon ‘poker’ Lecces dhe ndjek Napolin kryesues, Milan e Roma fitojnë me përmbysje e sherr
Serie A e futbollit të Itali është në raundin e 22-të. E diela nisi me fitoren 3-2 të Milanit kundër Parmës, ndërsa tri pikë siguroi edhe Roma. Interi fitoi 4-0 ndaj Lecces në Puglia, teksa në mbrëmje Lazio u mposht 1-2 nga Fiorentina.
Në “San Siro” Milani fitoi 3-2 me përmbysje kundër Parmës, duke ia dalë të marrë tri pikët vetëm në shtesë, teksa kuqezinjtë kanë bërë ‘me zemër’ tifozët e tyre. Ishin miqtë nga Parma që kaluan në avantazh me golin e Cancellierit në minutën e 24-t, ndërsa barazoi Pulisic me penallti brenda pjesës së parë. Në minutën e 80-të Del Prato heshti “San Siron” me golin e dytë për Parmën, teksa kur u duk se kuqezinjtë ishin “fikur” atëherë erdhi edhe përmbysja e madhe. Reijnders në shtesën e dytë dhe Chukueze në shtesën e pestë shënuan dy gola me peshë që sollën tri pikët e radhës. Në fund të ndeshjes trajneri i Milanit Conceiçao dhe kapiteni i kuqezinjve, Calabria, u përplasën mes tyre në fushë, aq sa u desh që të ndërhynin kolegët e tyre që përplasja mos ishte fizike.
Në “Via del Mare” Leçe vendase u mposht 0-4 nga Interi. Këtë sfidë e nisën nga stoli edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, me shqiptarin e zikaltërve që në fund doli i fituar. Interi dominoi në fushë dhe këtë e tregoi që pas gjashtë minutash, kur Frattesi kaloi miqtë në epërsi. Në fundin e pjesës së parë ishe Lautaro Martinez që dyfishoi shifrat për të qetësuar Inzaghin në stol. Sërish argjentinasi protagonist në minutën e 57-të, teksa asisti i tij u kthye në gol nga Dumfries. Goli i katërt për miqtë u shënua nga Taremi që në minutën e 61 ktheu në gol penalltinë
Në ‘Friuli’ Udinese vendase u mposht 1-2 nga Roma. Verdhekuqtë përmbysën ndeshjen në pjesën e dytë, teksa Lucca kaloi në epërsi Udinesen në fundin e pjesës së parë. Djemtë e Ranierit nuk u dorëzuan dhe iu falen dy penalltive të kthyera në gol nga Pellegrini dhe Dovbyk.
Në “Olimpico” Lazio u mposht 1-2 nga Fiorentina. Adli dhe Beltran shënuan për miqtë, ndërsa Marusic shkurtoi në fund. 24 minuta për vendasit luajti edhe Elseid Hysaj.