Connect with us

Sport

Interi ‘ia merr dorën’ Milanit, marrin biletën e finales së Champions League

Interi ka fituar sërish në derbin me Milanin, duke marrë biletën e parë për në finalen e Champions League. Skuadra e Inzaghit mundi 1-0 Milanin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve në Champions League, me pjesën zikaltër të qytetit që feston për këtë sukses.

Edhe në përballjen e parë mes tyre, Interi fitoi 0-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm me tre gola, do presin të mësojnë nesër kundërshtarin. Njëri mes Manchester City-t dhe Real Madridit (1-1) do jetë kundërshtari i zikaltërve për në 10 qershor në finalen e Stambollit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 74 nga Lautaro. Pas asistit të Lukakut, e majta e argjentinasit nuk u ndal dot nga Maignan. Festë e madhe pas ndeshjes, me Interin që gjen finalen pas 13 vitesh. Zikaltërit sigurojnë finalen e gjashtë të Champions League në histori.

Komentet kryesore:

90+3′ Mbyllet 1-0 ndeshja, Interi është finalisti i parë i Champions League.

74′ Inter 1-0 Milan/ Lautaro Martinez kalon në avantazh Interin. Pas asistit të Lukakut, argjentinasi mposht Maignan.

46′ Nis pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

43′ Brozovic merr vendin e Mkhitaryan të dëmtuar.

12′ Maignan përgjigjet, i thotë “jo” Barellas.

11′ Onana bën heroi, shmang golin e sigurt të Diaz.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Interi.

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Onana; Darmian; Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud

 

Advertisement