Sport
Interi me një këmbë në finalen e Champions League
Interi fitoi 0-2 me Milanin në “San Siro”, me sfidën që vlente për gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Zikaltërit e Inzaghit heshtën pjesën kuqezi të stadiumit pas vetëm 11 minutash lojë, teksa janë me një këmbë në finalen e Stambollit.
Dueli u hap pas vetëm tetë minutash lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga Dzeko, që me të majtë e ndali topin në rrjetë. I pafuqishëm Calabria për të ndalur boshnjakun.
Vetëm tre minuta nga goli i parë, Interi gjeti sërish një tjetër rrjetë me Mkhitaryan. Aksioni i shpejtë dhe asisti i Dimarco dërguan shifrat në 0-2. Më pas ishte sërish Mkhitaryan që goditi shtyllën, teksa për Milanin në pjesën e dytë mund të përmendim goditjen e traut nga Tonali. Tanimë me dy gola avantazh, Interi do duhet të mbrojë rezultatin të martën që vjen në ndeshjen e kthimit.
Formacionet zyrtare:
Milan XI: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Bennacer, Tonali; Brahim Díaz, Krunic, Saelemaekers; Giroud
Inter XI: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Dzeko
VIDEO/ Shtanget ‘San Siro’, Interi i shënon 2 gola Milanit në 11 minuta
Milan 0-1 Inter/ Edin Dzeko zhbllokon ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë. Një krosim nga këndi i Calhanoglu u shfrytëzua mirë nga boshnjaku.
Milan 0-2 Inter/ Mkhitaryan dyfishon shifrat. Interi shënon 2 gola në 11 minuta. Armeni përfiton nga asisti i Dimarco.