Connect with us

Sport

Interi merr tre pikë me vuajtje ndaj Lecces, Napoli “ngec” sërish, surprizë në Serinë A

Interi ka marrë një fitore të vështirë mbrëmjen e sotme në “San Siro” përballë Lecces.

Zikaltrit triumfuan me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 78-të nga Esposito, i cili i dha Interit tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull.

Me këtë fitore, Interi vijon të mbajë i qetë vendin e parë në renditje, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve. Nga ana tjetër, Lecce renditet në vendin e 17-të, me 17 pikë të grumbulluara, duke vazhduar luftën për mbijetesë.

Napoli pësoi një tjetër ndalesë në Serinë A, pasi barazoi pa gola ndaj Parmës në shtëpi.

Skuadra e Antonio Contes e nisi ndeshjen më mirë dhe gjeti rrjetën që në minutën e 11-të me McTominay, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe në vijim, napolitanët krijuan raste të tjera me Buongiorno dhe Hojlund, por pa sukses. Në pjesën e dytë, Parma u mbrojt mirë dhe kufizoi hapësirat në zonën e saj.

Conte ndërhyri me disa zëvendësime, por Napoli vijoi të kishte vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Portieri Rinaldi u tregua vendimtar për miqtë, duke ndalur tentativat e McTominay dhe Lobotkës.

Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Parma në krahun tjetër mban vendin e 14-të me 22 pikë të grumbulluara, në 20 javë.

 

Advertisement