Connect with us

Politike

Interpelancë në rrjete sociale, Belinda Balluku shfaqet në “live” me Agron Shehajn

Pamundësia për të zhvilluar një interpelancë në Kuvend, duket se ka gjetur zgjidhje në rrjetet sociale. Deputeti Agron Shehaj kërkoi me këmbëngulje interpelancën me zv.kryeministren Belinda Balluku, për skandalin e Thumanë-Kashar, të cilën sipas tij po e shmang prej 6 muajsh.

Kërkesën për interpelancë Shehaj e kërkoi që në fillim të seancës por Spiropali tha se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca. Mirëpo pak minuta më pas Balluku u shfaq në kuvend. Kjo nxiit Shehajn të këmbëngulë edhe një herë për interpelancën, duke bllokuar foltoren. Megjithëse Spiropali mori urdhër për ta përjashtuar, Shehaj nuk pranoi të largohej por vijoi fjalimin e tij në foltore ‘live’ përmes rrjeteve sociale.

Në video, Shehaj dhe Balluku shihen bashkë, ku zv.kryeministrja sqaron se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi deputeti ishte me raport. Deputeti Agron Shehaj mbaji të bllokuar foltoren e Kuvendit prej 4 orësh edhe pse u përjashtua nga seanca./

Advertisement