Politike
Intervista e Nanos/ Meta: Këtu mafia ka shtetin e vet
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar intervistën e dhënë nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve. Meta shkruan se është e qartë se kush është objektivi që nuk u realizua nga policia e shtetit e që solli shkarkimin e Nanos. Po ashtu, kreu i PL-së shton se çdo shtet ka mafian e vet mirëpo në Shqipëri mafia ka shtetin e vet. Ai kërkon që kryeministri Edi Rama, të cilin e etiketon si ‘Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit’, të largohet nga qeveria.
POSTIMI I METËS:
Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë. Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet. Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shfaq ditën e djeshme në një intervistë për median franceze, Metropole, e cila ka realizuar një reportazh për Shqipërinë postkomunistë në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Lexo këtu