Connect with us

Politike

Intervista me Berishën/ Shqiponja, veshgjati dhe ariu

Sali Berisha ka dhënë së fundmi një intervistë në emisionin ‘Klanifornia’, ku ndër të tjera  iu kërkua të krahasonte politikanë të ndryshëm me kafshët, ndër të cilët përmendi ish-kreun e PD, Lulzim Basha si një “jovertebror”, Alibeajn si ‘insekt’ apo edhe Ilir Metën si ‘ari’.

I pyetur për goditjen që mori gjatë protestës së 6 dhjetorit Berisha deklaroi se në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, ndërsa shtoi se e rëndësishme është mos të të mposhtin.

Pjesë nga intervista:

Gilbert Fevziu: E nise me bisturinë, e vazhdove me dy gishtat lart, tani ke hyrë te ‘street fighting’, ndeshjesh rrugëve, çfarë është kjo karrierë?

Berisha: Në politikë pret jo vetëm lulet dhe entuziazmin por edhe plumbat e goditjet, e rëndësishme është mos të të mposhtin dhe nuk më kanë mposhtur deri më sot.

Gilbert Fevziu: Meshkuj jemi dhe bëjmë sherre dhe i themi gruas në shtëpi u përplasa te dera makinës apo diçka tjetër, si i thatë zonjës për goditjen?

Berisha: I thashë atë që ndodhi, nuk ka mënyrë për ta motivuar që të më mbështesë. I them gjithnjë të vërtetën.

Gilbert Fevziu: Ilir Meta ka thënë që unë i bie më të fortit, si nuk i ra pak atij që të ra ty, pse doli mbrapa?

Berisha: Aty ishim për diçka tjetër, nuk kishim ikur për sherr. Unë e kuptoj që ju doni të shihni ndeshje por për ne nuk ishte moment i tillë.

Gilbert Fevziu: Unë do ju them një emër politikani, ju më thoni kafshën që ju sjell ndërmend ai politikan.

Basha?

Jo vertebror

Alibeaj?

Insekt

Arben Ahmetaj?

Tigri i korrupsionit

Erion Braçe?

Gjinkallë

Edi Rama në opozitë?

Ai e ka thënë vetë, është veshgjatë

Ilir Meta?

Ari

Sali Berisha?

Aty ku është rritur, shqiponjë

Advertisement