Rajon
INTERVISTA/ Vuçiç nuk e meriton dhe nuk duhet të jetë i lirë, e lëre më president i Serbisë

Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës tha ne nje interviste se qytetarët e Serbisë e kanë toleruar shumë gjatë regjimin e Aleksandër Vuçiqit dhe sipas tij, ky i fundit e ka kthyer Serbinë në një shtet të korruptuar pa sundim të ligjit
“Qeveria serbe është e lidhur ngushtë me mjedisin kriminal teksa rajoni i Ballkanit Perendimore eshte në dhomën e pritjes per tu antaresuar ne Union. Ne në Bosnje dhe Hercegovinë kurrë nuk do të harrojmë se Aleksandar Vuçiç bëri thirrje për vrasjen e 100 muslimanëve për çdo serb te vrare” – deklaroi Helez duke shtuar se një person i tillë nuk e meriton dhe as nuk duhet të jetë i lirë, e lëre më presidentin e Serbisë.
”Vuçiqi është një person me edukatë problematike,me karakter të gërryer, moral të dëmtuar dhe është e rrezikshme që një person me karakteristika të tilla të ketë pushtet të plotë. Kryeministri dhe ministrat ne Serbi nuk janë të pavarur, janë kukulla në duart e Vuçiqit dhe neglizhojnë përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore”, theksoi Helez.
Ministri i Mbrojtjes i BiH shtoi se sundimi i ultranacionalistëve në Serbi gjatë tre dekadave të fundit, i cili kulmoi me qeverisjen e regjimit të Aleksandër Vuçiqit, ka çuar në largimin e Serbi nga Europa
“Ata duan liri, duan barazi, por duan gjithçka që Serbia nuk ka pasur në tre apo më shumë dekadat e fundit”, theksoi Helez, I cili është i sigurt se protestat në periudhën e ardhshme do të shtrihen në të gjithë Serbinë dhe në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe se do të rezultojnë me rënien e regjimit të Vuçiqit.
“Në protestat e studentëve deri tani nuk kam vënë re asnjë slogan nacionalist. Studentët kanë qëllime të mira, ta bëjnë Serbinë më të lirë dhe më demokratike” – shpjegoi Helez.

