Connect with us

Politike

Investigimi i RAI 3/ Alizoti: Rama është i marrë “peng” nga karteli i kokainës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi.

Sipas tij, është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i medias italiane RAI3.=

“Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye të qeverisë. Shmangia e llogaridhënies në Kuvend për të mbrojtur sekretarin e tij nga një akuzë e dokumentuar në Itali, është tregues i qartë se ai është vartësi i atyre që e kanë emëruar aty. Shqipëria ka patur shumë kryeministra të paaftë dhe mediokër, por kurrë një kryeministër të marrë peng nga kartelet. Është për të ardhur keq, që edhe institucionet e reja të drejtësisë po sillen si emërime të pengut. Nuk ja kanë borxh taksapaguesit e SHBA-ve dhe BE-së, që të sponsorizojnë heshtjen e SPAK-ut, përballë shokëve të trafikantëve. Ata nuk mund të sillen si enturazh i kryeministrit të zgjedhur si kurator i bashkëpunëtorëve të krimit. Nëse Rama dhe SPAK, heshtin dhe flasin njësoj, atëherë kokaina e Xibrakës, vijon të qelbet edhe në mes të Tiranës”, shkroi Alizoti.

Advertisement