Connect with us

Kosova

INVESTIM NE HUMBJE/ Rezultati i zgjedhjeve do na befasojë, Kurti nuk do të mund të formojë qeverinë

Analisti politik Dardan Sejdiu beson se do të ketë surpriza në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se kryeministri aktual Albin Kurti me gjasë nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

“Mendoj se rezultati i zgjedhjeve do të na befasojë. Nuk besoj se Kurti do të tentojë të ndërtojë qeveri, rrethanat nuk janë të njëjta si në vitin 2021. Çdo qytetar duhet të luftojë për të shpëtuar nga gjuha e urrejtjes, linçimit, dhunës dhe etiketimeve sepse është një gjuhë që pengon diskutimin” – deklaroi Sejdiu.

Ai ka theksuar se Albin Kurti po bën të njëjtën gjë që bëri në zgjedhjet lokale në Prishtinë dhe Prizren, për të krijuar përshtypjen se po garon për fitore, ndërsa në fakt është në prag të disfatës.

“Kurtit nuk i intereson të fitojë zgjedhjet me numrat për të cilët flet. Mendoj se ai është i interesuar të bëjë të njëjtën gjë që bëri në zgjedhjet lokale në Prishtinë dhe në Prizren, të krijojë përshtypjen se po kandidon për fitore, por në fakt po investon në humbje dhe të gjitha këto fjalime janë për atë qëllim. “ ka potencuar Sejdiu.

 

Advertisement