Connect with us

Bota

Iran – Regjistrohen 431 viktima në 24 orë nga COVID

Me 431 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 44.328.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 12.931 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 841.308.

Lari shtoi se 5.778 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 596.136.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.747.325 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Ali Reza Reisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Kundër Koronavirusit deklaroi se bizneset jothelbësore do të mbyllen për 15 ditë duke filluar nga 21 nëntori në më shumë se 150 provinca dhe rrethe të cilësuara në kategorinë e rajoneve “me rrezik të lartë”, përfshirë kryeqytetin Teheran. Siç është raportuar, për 15 ditë ndalesa e automjeteve në trafik do të vazhdojnë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 04:00 të mëngjesit.

Për ata që shkelin ndalesën në zonat e kuqe do të ndëshkohen me një gjobë prej 1 milion tuman (rreth 40 dollarë) ndërsa për ata në zonat portokalli një gjobë prej 500 mijë tuman (rreth 20 dollarë).

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *