Bota
Irani bën bilancin, 606 të vdekur dhe mbi 5000 të plagosur nga sulmet izraelite

Ka shkuar në 606 numri i iranianëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 13 qershori.
Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Mohammad Reza Zafargani në një përditësim tha se më shumë se 5000 njerëz janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore.Po ashtu ministri bën me dije se Irani ka parë sulmet më të këqija në 24 orët e fundit, me 107 të vrarë.Megjithatë Irani dhe Izraeli arritën marrëveshjen për armëpushim, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

