Bota
Irani: Europa me mbështetjen e saj pro Izraelit bllokoi të gjitha kanalet diplomatike
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri, deklaroi se disa vende evropiane kanë bllokuar të gjitha kanalet diplomatike duke mos dënuar agresionin e Izraelit në rajon dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të marrë vendime efektive dhe parandaluese kundër Tel Avivit.Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Jashtme iraniane, Bagheri ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.Gjatë bisedës, Bagheri shpjegoi sulmet e Izraelit në rajon dhe autorin e vrasjes së kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran dhe deklaroi se ata e konsiderojnë këtë vrasje “një sulm ndaj sovranitetit kombëtar të Iranit”.Duke theksuar se disa vende evropiane heshtin për aktet terroriste të Izraelit që shkelin ligjin ndërkombëtar, Bagheri tha: “Kjo situatë ka bërë që arroganca e bandës kriminale në Tel Aviv të intensifikohet dhe të përhapë tension e pasiguri në rajon”.Ministri i Jashtëm austriak Schallenberg shprehu shqetësimet e tij për tensionin në rajon.Schallenberg tha se të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të përdorin të gjitha kapacitetet diplomatike për të ulur tensionet.“Pala evropiane praktikisht ka bllokuar të gjitha kanalet diplomatike duke mos dënuar sulmet e hapura terroriste të regjimit sionist dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të marrë vendim efektiv dhe parandalues kundër këtij regjimi”, tha Bagheri.