Bota
Irani në flakë, protesta, arrestime dhe viktima
Ndërsa Irani është në flakë, Presidenti Ebrahim Raisi ka bërë të ditur se po zhvillohen hetime për vdekjen e Mahsa Amini, 22-vjeçares që vdiq ndërsa ishte në paraburgim, për mosmbajtjen në mënyrën e duhur të shamisë.
Në të gjithë vendin, tashmë të pandërprera prej një jave, protestat në rrugë vazhdojnë duke u përplasur me policinë, gjë e cila ka shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Në një klimë gjithnjë e më të tensionuar, Raisi akuzoi Perëndimin se po fryn atë që ndodhi në Iran.
“Duhet të zbatohen të njëjtat vlerësime edhe kur ndodhin incidente të ngjashme në vende të tjera të botës. E njëjta gjë duhet kërkuar edhe për ata që humbin jetën nga policia në Evropë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pse nuk hapen hetime edhe atje për ata që rrihen padrejtësisht” – tha Raisi
Ndërkohë, sipas burimeve qeveritare, rreth dhjetë persona u vranë gjatë protestave jo vetëm në Teheran, por në qytetet kryesore iraniane. Por sipas disa OJQ-ve në Iran, viktimat janë rreth tridhjetë.
Përkundër dhunës policore, protestat nuk pushojnë. Në një klimë gjithnjë e më të nxehtë, autoritetet kanë mbyllur aksesin në rrjetet sociale, kanë ndalur Whatsapp-in dhe Facebook-un.
Studentë por edhe punëtorë dolën në rrugë në 15 qytete, duke bllokuar trafikun, duke u vënë flakën kazanëve dhe automjeteve të policisë, duke gjuajtur me gurë forcat e sigurisë dhe duke hedhur parulla kundër qeverisë.
Që nga nëntori i vitit 2019, Irani nuk kishte parë protesta kaq të mëdha. Në atë kohë, ajo që ndezi zemërimin e iranianëve ishte rritja e mprehtë e çmimit të naftës një kriza e rëndë ekonomike.