Connect with us

Bota

Irani nis sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, sirenat e alarmit ndizen në të gjithë vendin

Irani ka nisur sulmin pa ndalim me raketa balistike ndaj Izraelit. Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre. Sirenat e alarmit janë aktivizuar gati në të gjithë Izraelin.

Raportet e mediave izraelite thanë se ishin lëshuar mbi 100 raketa, shkruan Reuters. Më herët, ushtria kishte njoftuar se çdo sulm me raketa balistike nga Irani pritej të ishte i përhapur dhe i tha publikut të strehohej në dhoma të sigurta në rast të një sulmi.

Irani është zotuar të hakmerret pas sulmeve që vranë lidershipin e lartë të aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban.
Gjuajtja e raketave erdhi pasi Izraeli tha se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si të kufizuara. Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gaza një vit më parë.

Advertisement