Connect with us

Bota

Irani nisi sulmet/ Katari: Nuk ka viktima, mbrojtja jonë ajrore pengoi sulmin dhe kapi me sukses raketat

Pas sulmeve të Iranit ndaj bazave amerikane, Katari ka thënë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjithashtu është bërë me dije se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane al Udeid në Doha, pas sulmit të Iranit ndaj kësaj strukture. Katari tha se mbrojtja e tij ajrore ka interceptuar raketat iraniane.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit pengoi sulmin dhe interceptoi me sukses raketat iraniane. Një deklaratë që sqaron rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes.”, thuhej më tej në deklaratën e Katarit.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur “shpallja e fitores”. Raketat e nisura nga Irani kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak.

Pak më herët, Katari njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore. Njoftimi erdhi pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen. E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj centraleve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Advertisement