Connect with us

Aktualitet

“Irani nuk ka asnjë shans për pasurim të uraniumit”, Trump nga samiti i NATO-s: Sulmi i SHBA i dha fund luftës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dha një konferencë për shtyp në Hagë, atje ku zhvillohet samiti i NATO-s. Gjatë fjalës së tij Donald Trump konfirmoi edhe një herë që centrali bërthamor, i pasurimit të uraniumit të Irani u shkatërrua nga bombardimet e SHBA.

Ai hodhi poshtë tezat dhe lajmet, që sipas tij janë të rreme, se Irani ka uranium dhe se centralet bërthamore nuk ishin shkatërruar. Teksa kritikoi mediat e huaja për lajme “fake”, Trump shtoi me ironi se “sulmi i keq” i SHBA-ve solli përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit.

“Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka mbaruar. Gjatë kësaj aleance jemi të varur edhe në bazë të marrëveshje për mineralet e çmuara të Ukrainës. Ka ardhur një letër, sipas kësaj letre sulmet e SHBA ndaj Fordow, e ka shkatërruar plotësisht, kjo do të thotë që Irani nuk ka asnjë shans për pasurimin e uraniumit. Ky sulm përfundoi një luftë tjetër dhe kjo ishte plotësisht shkatërruese. Çfarë më shqetësoi më shumë, janë lajmet e rreme nga New York Time, kurse të gjithë njerëzit e kënaqshëm kanë besueshmëri. Kur më thanë për kalibrin e sulmit thashë po ishte një “sulm i keq”, por që i dha fund luftës”, tha Trump.

Advertisement