Connect with us

Bota

Irani refuzon të ulet në tryezë me Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Pse nuk ka ende një takim?

Shtëpia e Bardhë deklaroi gjatë një konference për shtyp se nuk janë planifikuar bisedime javën e ardhshme mes SHBA dhe Iranit

Karoline Leavitt pyetet në lidhje me bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së që Donald Trump sugjeroi dje se do të zhvilloheshin javën e ardhshme.

Ajo thotë se administrata “nuk ka asgjë të planifikuar për momentin”, por shton se i dërguari i Lindjes së Mesme, Steve Ëitkoff, është në “komunikim të ngushtë” me Iranin falë ndërmjetësit Katar, të cilin Leavitt e quan një “aleat dhe partner të jashtëzakonshëm” të SHBA-së.

E pyetur nëse pati ndonjë pengesë në përpjekjen për të caktuar takimin, Leavitt bën thirrje për durim.

 

 

“Ne patëm këtë sulm të shtunën në mbrëmje. Presidenti siguroi një armëpushim. Shumë gjëra kanë ndodhur javën e fundit… do t’ia dalim.”

Advertisement