Connect with us

Rajon

Ironia e analistit serb: Vuçiç, shëronjësi i shenjtë, prijësi i dërguar nga Zoti

Analisti i njohur serb, Dragomir Anđelković, thotë se Serbia, nëpër dekada totalitarizmi, e ndjekur nga një periudhë luftërash për trashëgiminë jugosllave, nuk ka arritur të ketë një demokraci funksionale dhe “Perëndimi sot po tregohet tolerant me Beogradin zyrtar pasi ka vendosur që anijen serbe ta kthejë drejt Uashingtonit dhe Brukselit.

Por sipas tij, Vuçiç po e përdor tolerancen perëndimore për të ruajtur dhe thelluar pushtetin e tij personal dhe sillet sikur serbët janë një fis i prapambetur dhe vetëm ai është shëruesi i shenjtë… prijësi i dërguar nga Zoti

“Nëse vazhdojmë të tolerojmë, nuk do të arrijmë shumë larg. Orientimet e brendshme dhe të jashtme do të ndryshojnë, por Vucic do të jetë sërish aty…Prandaj është koha që të gjithë të heqim mbulesën nga sytë, edhe për të kuptuar se demokracia nuk duhet të vendoset kurrë pas afiniteteve gjeopolitike. Përndryshe, ne do të jemi të dënuar që Vuçiç të na formësojë fatin si të dojë për një kohë të gjatë” – ka theksuar Anđelković, duke shtuar se “Me monedhën e Kosovës, realizimin e detyrave euroatlantike dhe me mënyra të tjera të ngjashme, Vucic do t’i blejë vetes një kohë të konsiderueshme për të sunduar”

“Që të mos ndodhë kjo, le të çmontojmë sharrën e autoritarizmit të Vuçiç dhe më pas, të biem dakord se si dhe ku do të shkojmë.Do të ishte irracionale të besohej se ai që na çoi në gjendjen aktuale, do të ndryshojë diçka…” – deklaroi analisti i njohur serb

Advertisement