Connect with us

Politike

Ironia e deputetes demokrate: Ta dija që fushata do të bëhej online, do kisha krijuar 7 parti

Deputetja Ori Nebijaj e cila ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale fushatën që po bëjnë kandidatët për deputetë dhe kryetarët e partive në vend.

Nebijaj shprehet me ironi se nëse do ta dinte se fushata do të bëhej vetëm online, do të kishte krijuar shtatë parti.

Nebijaj shton më tej se shumë shpejt të gjithë ata që po bëjnë fushatë do të mërziten kur të kuptojnë se like-t dhe share-t në rrjete sociale nuk përkthehen në vota.

“Ore ta dija që fushatat do bëheshin vetëm online dhe kryetarët e këtyre forcave rrënjësisht diferencuese do kishin ambicje thjesht për tu bërë influencers do kisha bërë 7 parti vetëm nga Instagrami.

Inshaallah nuk mërziten kur të kuptojnë se likes, shares dhe views nuk përkthehen në vota”-shkruan Nebijaj.

Advertisement