Connect with us

Bota

Ironia e fatit/ Po raportonte lajmin, papagalli i vjedh kufjet gazetarit (VIDEO)

Një gazetar nga Kili ishte duke raportuar drejtpërdrejt kur një papagall u ul mbi shpatullën e tij dhe i vodhi kufjet.

Ironia ishte se Nicolas Krumm po fliste për rritjen e numrit të grabitjeve në zonë kur papagalli i mori kufjen.

Kameramani u përpoq të kapte zogun për të marrë kufjen, por ai u largua. Megjithatë, papagalli  “kuptoi” që kufja nuk i hynte në punë dhe e kishte hedhur në tokë.

Advertisement