Politike
Ironike? Shumë pranë zgjedhjeve, Rama nga Saranda: Premtoj ujë të pijshëm…

Kreu i PS këtë të shtunë 3 maji u ndal në Sarandë, ku prezantoi kandidatët e tij dhe kërkoi mbështetje me votë në parlamentaret e 11 majit.
Edi Rama e nisi fjalën e tij duke evidentuar një shqetësim që banorët e Sarandës kanë, atë të furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa tha se do të ketë një riinvenstim.
“Është bërë një investim për ujin, por ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është stabilizuar, në Sarandë ndërkohë që u bë ai investim, janë shtuar shumë më tepër numri i konsumatorëve, edhe për shkak të turizmit, dhe është ulur furnizimi me ujë.
Do bëjmë një riinvestim, sepse po shohim projekte të tjera që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë”, tha Rama.

