Connect with us

Aktualitet

Ironizon Manjani: SPAK u krijua për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë më serioze sesa ato që po trajton aktualisht.

“SPAK u bë për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e brekëve e fustaneve të grave. U bë për celulat, jo për celularët…”, shkruan Manjani, duke shtuar se lista e qëllimeve të nisjes së SPAK ishte shumë më e gjerë.
“E për sa gjëra të tjera u bë, që u bëftë lëmsh bashkë me ne… Nejse, pushime të mbara dhe kujdes vapën!” – e mbyll Manjani postimin e tij.

Advertisement