Aktualitet
Isa Mustafa: Thaçi më ka gënjyer për asociacionin
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se faji për marrëveshjen për Asociacionin nuk mund t’i lihet atij dhe se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka gënjyer.
Mustafa tha se marrëveshja e pare, që është marrëveshje për themelimin e Asociacionit, e nënshkroi Thaçi sa ishte kryeministër dhe se në Kuvend u ratifikua me 84 vota.
“Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka gënjyer edhe Thaçi edhe Enver Hoxhaj. Gënjyen haptas” – ka deklaruar Mustafa
Gjithashtu ai tha se nuk e ka nënshkruar por ka dhënë parime se si të mund të bëhet statuti i Asociacionit.
“Ne nuk kemi nënshkruar, ne kemi nënshkruar parime. Kemi shtruar një rrugë se si mund të bëhet statuti i asociacionit dhe cilat janë rrugët që ai statut dhe asociacioni të jenë në harmoni me Kushtetutën” – tha Mustafa
Ish-presidenti Hashim Thaçi pati propozuar idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë pasi thoshte se është zgjidhje më e mirë sesa themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.