Connect with us

Kronike

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ditën e djeshme, 31-vjeçarja Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e repartit te djegie plastikës në QSUT.

Momentalisht, mësohet se gjendja e 31-vjeçares është Stabël. E reja sipas asaj çfarë thonë mjekët e QSUT, ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës, ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Pasditen e të shtunës, shtetasi Bledar Trëndafili, i vuri flakën gruas, dyshohet për motive xhelozie.

Bledar Trëndafili, i ka telefonuar Melisës dhe pasi ka dalë tek porta e banesës ku ajo po qëndronte, e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe i ka vënë dhe flakën.

Ka qenë një e moshuar banore e zonës, e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve në rrobat e trupit të 31-vjeçares.

Advertisement