Connect with us

Aktualitet

Ish-deputeti kërcënon Arben Krajën: Nuk ta falim që na burgose Abin

Ish-deputeti Gent Strazimiri, ka kërcënuar hapur prokurorin Arben Kraja, se do t’i tregojnë vendin atij dhe të tjerëve që hetojnë familjen Berisha. Sipas tij, kjo është përballja e fundit.

Postimi i Strazimirit

“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë politike, për t’ia pasur zili edhe unë që kam 33 vjet që merrem vetëm me politikë…. Ai e ka nisur që fëmijë me Partinë e Punës, për Partinë e Punës, në grahmat e fundit të saj, siç mund ta bëjë vetëm një militant besnik që nuk të lëshon as kur e sheh se çdo gjë ka marrë fund… Në vitin ’90 kur rinia e studentët si Abi Malltezi kërkonin “Liri-Demokraci”, PPSH dhe Ramiz Alia na thoshte “Demokraci po, por nën Partinë e Punës”, “pluralizmi politik nuk na duhet, se ne nuk jemi as lindje e as perëndim”… Na nxori përballë edhe “ekipin shpresa”, “filizat e rinj”, përbërë nga “të rinj të mbrujtur me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver”, të gatshëm për “të mbrojtur fitoret e socializmit” si Arben Kraja… Retorikë idiote, strategji idiote, sovjetike e jashtë kohe, që s’bëri gjë tjetër veçse i bëri barsoletë “arbenkrajat” e kohës që u përfshinë në të, sipas thirrjes “Gjithmonë Gati”, besnikë të një diktature aparatçikësh dementë që tashmë talleshin nga rinia me nofkën “tao-tao”… Ku i gjeti? Sigurisht, kryesisht aty ku regjimi kishte më të besuarit, në organet e “shpatës dhe mburojës së Partisë” në organet e dhunës dhe represionit, si “Hetuesia”, ose fëmijët e tyre… “I pavaruri” prokuror Arben Kraja, nga 36 vjet punë, 21 vjet i ka në pozicione politike dhe vetëm 15 vitet e fundit në “drejtësi”, si “i pavarur” dhe “i paanshëm” sa herë e do “Partia”… Sinqerisht, si politikan ia kam zili këtë karrierë:

– 23 vjeç, hetues në Shkodër, pa arsim juridik, (pozicion krejt politik, madje më i besuari dhe i rëndësishmi i PPSH.)

– 25 vjeç, anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë së PPSH…

– 27 vjeç, kandidat për deputet i PPSH…

– 31 vjeç, zv/kryetar i KLSH, (nivel zv/ministër 1997)…

– 36 vjeç, Drejtor i antikorrupsionit në KM (po ashtu nivel zv/ministër)

Derisa 37 vjeç, na bëhet edhe prokuror, edhe “i pavarur”…

Unë kam më pak funksione politike nga ky në cv, e për më tepër s’kam qenë kaq i ri sa ky kur kam arritur të tjerat…

Kësisoj ky proces inkuizitor kundër Abit, nuk është asgjë më shumë se një përballje që vazhdon prej 33 vjetësh mes “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe “Demokraci nën Partinë e Punës”!

Është një betejë mes nesh dhe “filizave të Partisë” e Ramiz Alisë, që vazhdon e nuk mbyllet kurrë, pjesërisht edhe për fajin tonë, për naivitetin tonë, për faktin se fitoren e lirisë e perceptojmë si festë dhe gëzim i të gjithëve, edhe i “arbenkrajave”.

Arben Kraja sërish hetues- persekutor, e Abi Malltezi i akuzuar në kafazin e të pandehurve, është një ilustrim i trishtë i faktit se jemi kthyer aty ku e nisëm 33 vjet më parë, në minutat e para të betejës për liri e sundim të ligjit…

Atë betejë Arben Kraja e “filizat” e Ramiz Alisë nuk e fitojnë dot as me pranga e as me burg, sepse liria nuk mbahet dot në kafaz pasi, është instinkt njësoj si e drejta.

Skenografia e trishtë, anti-kohë, në atë sallë gjyqi, është thirrje për të bërë atë hapin e fundit që nuk e bëmë dot kur duhej, atë ditë kur me naivitet e lot gëzimi në sy, u dehëm nga liria…

Duhet ta luftojmë e ta fitojmë këtë betejë të fundit me çdo kusht e me çdo çmim, e mos t’ua lemë fëmijëve si lak në fyt.

Ata kanë 33 vjet që dëshmojnë se nuk pendohen, nuk dorëzohen e nuk “të falin” edhe pse nuk ke faj!

MOS I FALNI, që të jetë vërtetë beteja e fundit!

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING