Rajon
Ish-diplomati serb: Pa ndodhur këto dy gjëra, nuk ka paqe në Kosovë
Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviç pretendon se lirimi i disa prej serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës është rezultat i presionit të SHBA ndaj Kosovës dhe se Uashingtoni e sheh lirimin e serbëve të arrestuar në muajt e fundit si një nga masat e de-përshkallëzimit
Sipas tij, ulja e tensioneve në veri të Kosovës mund të shkojë në dy drejtime.
“Një është formimi i Asociacionit, dhe tjetri është lirimi i serbëve të arrestuar. Mendoj se edhe Uashingtoni edhe Brukseli, pra EULEX-i, e kuptuan se masat e paraburgimit të serbëve, të cilat “nuk kanë bazë” në ligjin penal, “duhet të rishqyrtohen” dhe se Asociacioni duhet të vihet në rendin e ditës. Pa këto nuk ka paqe dhe stabilitet e as zgjedhje lokale”, pretendon Millivojeviç, duke shtuar se “Perëndimit po ikën koha”.
“Është në interesin e Uashingtonit dhe Brukselit që të rikthehen serbët në tryezën e bisedimeve dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit. Perëndimi dëshiron të zgjidhë të paktën fazën e parë të këtij problemi këtë vit, sepse vitin e ardhshëm në axhendë janë edhe zgjedhjet amerikane edhe të BE-së. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dhe Brukseli nuk duan të rrezikojnë shtetësinë e Kosovës në këtë rrugë” theksoi ish-diplomati serb