Connect with us

Sport

Ish kampioni i peshave të rënda me akuza të rënda ndaj shtetit: Përfituan prej meje, atdheu është atje ku jeton

Patriotizmi është ndjenja e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së lidhjes me atdheun. Kjo lidhje mund të jetë një kombinim i shumë ndjenjave të ndryshme, gjuhës që ka të bëjë me atdheun e dikujt, duke përfshirë aspektet etnike, kulturore, politike ose historike.

Kjo ishte dhe tema që u diskutua në programin Vila24 në News24 me moderatoren Anila Çela ku një ndër të ftuarit, ish kampioni i peshëngritjes Ilir Suli tregoi se është penduar që zgjodhi Shqipërinë në shkëlqimin e tij si sportist.

“Shteti në kohën e shkëlqimit tim shikonte vetëm çfarë mund të merrte nga unë , në momentin që nuk ishe në formën e duhur fizike mbyllnin telefoni dhe harroheshe. Në Amerikë ka një shprehje që thotë se atdheu është atje ku jeton. Të ndjehesh patriot është gjë shumë e bukur, patriot jo nacionalist”- tha Suli.

 

Advertisement