Connect with us

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit lë qelinë e burgut, përfundon në spital

Ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka shfaqur probleme shëndetësore në burg.

Burime për mediat bëjnë me dije se Tuci ka lënë qelinë dhe është transferuar në spitalin e burgut. Ai ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër.

Ish-kryebashkiaku Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e të martës së 12 korrikut bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, Ndoc Markun dhe Durim Markgjekajn.

Ai akuzohet nga SPAK për dy vepra penale: “Shpërdorimi të Detyrës” dhe “Shkatërrimi të pronës” pasi përmes veprimeve apo mosveprimeve të tij lejoi ndërtimin e një rruge në një zonë të pyllëzuar. Dëmi i shkaktuar nga ndërtimi i kësaj rruge përllogaritet nga SPAK në vlerën 234 milionë lekë. Veç dëmit ekonomik, përllogaritet dhe dëmi mjedisor, për shkak të gërmimeve  krahas në volume të konsiderueshme në zonën e pyllëzuar.

Ish-kryebashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Advertisement