Connect with us

Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Sarandës kallëzohet në SPAK nga një gjyqtar i Lushnjës

Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, është kallëzuar penalisht në SPAK nga një anëtar i gjykatë së Lushnjës, për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukje apo vjedhje dokumentesh”, pasi në vitin 2017 dha një leje ndërtimi pa projekt arkitektonik.

Dyshimet janë ngritur gjatë shqyrtimit nga gjyqtari Hazbi Balliu të një tjetër çështje gjyqësore. Hazbi Balliu, një gjyqtar i Gjykatës Administrative në Lushnjë, ka depozituar kallëzim penal në Prokurori kundër ish-kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Adrian Gurma.

Mes listës së gjatë të zyrtarëve lokalë të hetuar nga SPAK, tashmë Adrian Gurma do jetë ish-funksionari tjetër i PS, që në ditët në vijim të paraqitet në SPAK për të dhënë sqarime rreth një dosje, ku kallëzues rezulton të jetë një gjyqtar.

Rasti i abuzimit me “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Zhdukjes apo vjedhjes së dokumentave”, është konstatuar nga gjyqtari i Lushnjës, gjatë zhvillimit të një seancë gjyqësore, ku palë të përfshira në këtë proces janë Trëndelina Beqiri dhe subjekti “Noku OS 2008”.

“Ora News” ka mësuar përmes dokumentave se gjatë shqyrtimit të dosjes gjyqtari ka konstatuar se Bashkia e Sarandës me kryetar Adrian Gurma, në vitin 2017 ka lëshuar një lejë ndërtimi për subjektin privat “Noku OS 2008”.

Por sipas gjykatës, leja e ndërtimit është miratuar pa pasur projektin arkitektonik të objektit, i cili është kriteri kryesor.

Ndaj kompania “Noku OS 2008”, ka vijuar kryerjen e punimeve për ndërtimin e pallatit në mënyrë të paligjshme, madje ka ndërtuar dhe dy kate shtesë pa lejen.

Nisur nga kjo situatë gjyqtari i Lushnjës, Hazbi Balliu, ka depozituar kallëzim penal ndaj kryetarit të bashkisë Sarandë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes apo vjedhjes së dokumentave”.

Mes të kallëzuarve është dhe Dritan Hila, Drejtori i ASHK-së Sarandë, i cili ka legalizuar pallatin e ndërtuar nga kompania “Noku OS 2008”, megjithëse nuk ka pasur asnjë projekt konkret.

Por këtij kallëzimi të bërë nga gjyqtari Balliu, i shtohet dhe kallëzimi i Trëndelina Beqirit, e cila është pala e dëmtuar nga dhënia e kësaj leje të paligjshme nga ana e ish-kryetarit të bashkisë Saranda.

Të dyja kallëzimet, fillimisht u administruan në prokurorinë e Sarandës, por për shkak se Adrian Gurma, ka qënë funksionar i lartë ai hyn në subjektet e zyrtarëve që i heton SPAK./Ora News

Advertisement