Connect with us

Aktualitet

Ish-kryeministri dha urdhër për të qëlluar? Hetimet për 21 janarin, trondit ish-kreu i PD në…

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin.

Lidhur me këtë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në një studio televizive, tha se ka persona konkret që kanë dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit.

Sipas tij, duhen fakte për të vërtetuar nëse është i përfshirë ish-kryeministri në atë kohë Sali Berisha.

“21 janari ka pasoja negative sepse po të hapësh zjarr ndaj protestuesve kur s’ështe e nevojshme, kur s’je i detyruar, sepse në 21 janar u vranë ata që nuk ishin në vijën e parë dhe nuk patën përplasje me policinë dhe duhet analizuar me seriozitet. Për hetimin duhet që të referohet tek zhvillimet dhe faktet se si ka ndodhur, dhe konflikti lindi kur është qëlluar me armë dhe janë qëlluar disa persona, mesa di 3 nga plumbat ishin rikoshet. Unë mendoj se ka persona konkret që kanë dhënë urdhër për 21 janarin. Nëse është Berisha i përfshirë duhet të paraqiten fakte”, tha ai.

Një koment Ibsen Elezi e pati edhe për sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, i cili raportoi dje në Kuvend.

Ai tha se ku u shpreh se ata duhet të ishin konkret në pyetjet që i bënë dhe smund të kërkonin informacione që nuk mund të jepen.

“Unë them se SPAK duhet të ketë një raportim në Kuvend, por ajo që sjell problematikë në këtë përballje është kur përballë kreut të SPAK janë subjekte të hetimit nga SPAK, ose mund të jenë thirrur nga SPAK. Ata duhet të ishin konkret në pyetjet e tyre dhe të informuar, të kërkonin informacione që institucioni e ka për detyrë që ti jap. Dumani mu duk i qetë dhe konkret në ato që tha”, tha ai.

Advertisement