Connect with us

Politike

Ish kryeministri luftoi me jetën/ Mjeku ndan fotot me Nanon, ja si duket

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, disa muaj më parë u përball me një gjendje të rënduar shëndetësore e cila i rrezikonte edhe jetën, si pasojë e një sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Por pas më shumë se 7 muajsh, ish-lideri është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeku Pajtim Lutaj ka ndarë një foto në rrjetet sociale krah Nanos, ku shkruan:

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Evropës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbresëlënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan mjeku.

Luftoi me jetën, ja si duket Fatos Nano pas daljes nga spitali! (Foto)Luftoi me jetën, ja si duket Fatos Nano pas daljes nga spitali! (Foto)

Advertisement