Connect with us

Sport

Ish-mbrojtësi i Realit: Zidan më bindi të mos tërhiqem nga futbolli

Braziliani 27-vjeçar transferohej i dëmtuar te Reali duke qenë se në Botërorin e 17 vjeçarëve, ai pat thyer gjurin. Megjithatë, stafi i Realit e rikuperoi por vetëm pak kohë më vonë, dëmtimi i tij u rikthye. Pas riaftësimit u duk se gjithçka ka kaluar, deri sa në një tjetër stërvitje, Felipe theu gjurin për herë të tretë duke menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

“Isha në stërvitje dhe u dëmtova. Në atë moment, e dija që e isha dëmtuar rëndë përsëri. Duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, fillova të mendoj: Do ta lë futbollin sepse e dija sa i vështirë ishte rikuperimi dhe sa kohë duhej. Nuk kisha kohë as që të harroja dy dëmtimet e kaluara.Një muaj pasi u ktheva plotësisht për ekipin. Megjithatë, Zidan më thirri në zyrën e tij, më foli dhe më tha që nuk duhet të tërhiqem ende, se isha shumë i ri dhe se kisha një rrugë të gjatë përpara meje. Ai ndikoi shumë në jetën time për të marrë këtë vendim”, u shpreh Felipe.

Advertisement