Politike
Ish-ministri që i është bashkuar “Foltores” paralajmëron vrasje më 14 maj
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron një situatë të tensionuar politike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Manjani u shpreh se në vend nuk përjashtohet më asgjë, madje vrasjet.
Sipas Manjanit, paligjshmëria nuk ka kufi dhe ligji nuk funksionon.
“Nuk jemi më në situatë ligjore. Pati një moment Ilirjan Celibashi që tentoi të lexonte ligjin, por edhe atë e rrëzuan. Kjo është e gjithë historia e përgatitjes së zgjedhjeve. Si do shkojë?
Këtu nuk përjashtohet më asgjë, duke filluar që nga shkeljet e fundit deri te vrasjet, nuk është çudi. Paligjshmëria nuk ka kufi më këtu tani, ka dalë ligjia nga fuqia, nuk ka më ligj”, theksoi ai.