Pinknews
Ish partneri i këngëtares së njohur akuzohet për mashtrim/ Qytetari publikon bisedën
Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla akuzohet sërish. Pas mashtrimit të parë për një biznes me ora luksoze, duke përfituar mbi 13 mijë euro, një tjetër qytetar pretendon se është mashtruar nga Syla. Në një denoncim për Nacionale, qytetari ka treguar se fillimisht Fisnik Syla e ka kontaktuar në rrjetin social, duke i kërkuar një shumë prej 322 euro me pretekstin se ka nënën e sëmurë dhe i ishte bllokuar llogaria.
Pasi ia ka dërguar i ka thënë m’i dërgo edhe një herë pasi nuk më kanë ardhur. Qytetari rrëfen se Syla më pas i dha një ide për një investim në një bisnez me diamantë në Afrikë. Sipas tij nëse investonte me shumën prej 322 euro në biznes, klientit do t’i trefishohej shuma çdo muaj.