Politike
Ish spiun/ Meta akuzon Erion Veliaj-n për dosjen
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se nuk mund të zhduket një dosje e Sigurimit sepse ka shumë elementë sigurie.
Ai tha se këto janë përralla dhe lojëra që janë bërë edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërsa shtoi se vetë personi i përmenduar në dosje e ka pranuar se është ai.
Meta: Nuk ke si ta zhdukësh dosjen. Të kesh qenë denoncues dhe të kesh bërë përgjime, duhet t’ia kesh bërë ndaj dikujt. E dyta këta duhet ta bësh me dikë me një operativ të Sigurimit dhe mbi të gjitha nuk zhduket sepse edhe po të ndodhë kjo gjë, janë disa dosje të tillë, dhe ka kartela, ajo nuk zhduket se ka 25 elementë sigurie.
Këto përrallat që bëhen në rrugën e Kavajës dhe që i ka bërë edhe ky i bashkisë në zyrën e vet në bashki me montazhe, janë përralla. Personi që ka marrë dosjen ka vetëm elementë autentikë që i ka shkuar me dorë kur është ndaluar nga Sigurimi dhe që është detyruar që të nxjerrë përgjimet edhe për atë shokun e tij të konviktit. Ai e ka pranuar të vërtetën dhe që ka folur me shokun I.M.