Connect with us

Kosova

Ishim para kompromisit, por pala e Kosovës nuk pranoi, Bytyçi zbërthen deklaratën e Vuçiçit

Dialogu me Serbinë është nyja kyçe e zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe shtetit serb.

Kështu thotë profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, i cili shprehet se, Kuvendi i ‘Botës serbe’, i tetë qershorit, e ka vështirësuar këtë dialog dhe sipas tij, Kosova gjendet në avantazh në kuptimin e situatës në terren.

Bytyci tha se strategjia e qeverisë Kurti për të bashkëpunuar me serbët në Kosovë e jo me Beogradin për zgjidhjen e problematikave, të cilat janë objekt i dialogut, duket se ka nis të funksionojë, por Prishtina zyrtare duhet të jetë euforike.

Profesori pohon se, Qeveria, presidentja dhe institucionet duhet të shtojnë përpjekjet për pajtim substancial të shqiptarëve me serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ndoshta duhet një diskutim gjithëpërfshirës me ta. Me qëllim që të diferencohen temat që duhen diskutuar me Beogradin” – theksoi Bytyçi

“Në fakt presidenti i Serbisë po bën gjithëçka që ta kalojë përgjegjësinë te qeveria e Kurtit për mungesën e dialogut. Ai para pak ditesh tha per nje media zvicerane se Kosova dhe Serbia ishin afer një kompromisi, por pala e Prishtines nuk pranoi. Ishte fjala për krijimin e asociacionit” – deklaroi profesori I cili gjithashtu pohoi se kjo lë të kuptohet se për presidentin e Serbisë është kompromis i mirëpritur vetëm kur pala e Kosovës bënë lëshime dhe i ofron Beogradit atë që kërkon shefi I shtetit serb.

“Mesa shoh koncepti serb i kompromisit lidhet thjesht me lëshimet që bën ose duhet të bëjë Kosova. Vetëm atëherë, sipas Vuçic, ka kuptim dialogu. Por ai vetë ama nuk pranon asgjë, as të firmosë një marrëveshje. Kjo nuk ka kuptim. Kjo është zgjidhje që e sjell Kosovën në gjendjen e kohës së Milloshevicit. Serbia nuk e njeh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës” – potencoi Enver Bytyci

Advertisement