Connect with us

Kronike

Ishin kthyer në makth, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë

Tre shqiptarë u arrestuan mëngjesin e sotëm nga Skuadra Lëvizëse e Shtabit të Policisë së Modenës. Policia ekzekutoi tre urdhër-arreste të urdhëruara nga Prokuroria Publike Modenës.

Shqiptarët dyshohen për vjedhje të ndryshme të kryera në Carpi, Sassuolo, Modena dhe në vende të tjera në provincën e Reggio Emilia, Bolonja dhe Ferrara, sipas mediave italiane .

Një tjetër shqiptar ishte arrestuar nëntorin e kaluar me të njëjtat akuza dhe prej andej kishte nisur një operacion kompleks hetimor nga Skuadra e Modenës.

I arrestuari, i cili do të vuante dy vite burg, në fakt ishte kapur në shoqërinë e një bashkëpunuesi tjetër.

Burri i ndjekur nga policia është parë më pas në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë dhe policia ka nisur operacionin në këtë pikë.

Në shtëpinë e të treve janë gjetur bizhuteri, ora, para, madje edhe pajisje elektronike, pre e mundshme nga vjedhjet.

Një nga tre të arrestuarit ishte banues në Carpi, një tjetër në Albareto (ku u gjet një makinë e dytë me mjete vjedhjeje në bord) dhe një në Rubiera.

Operacioni policor u krye në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Carpi dhe skuadrën e Reggio Emilia.

Advertisement