Connect with us

Aktualitet

Ishin nisur me familjen për në Sarandë, mjeti i marrë me qira nga turisti spanjoll shpërthen në flakë

Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes në aksin Viron-Sarandë. Bëhet me dije se në makinë po udhëtonte një familje spanjolle, të cilët kishin marrë me qira. Për fat të mirë nga flakët asnjë prej tyre nuk është lënduar, ndërsa familja spanjolle është shoqëruar drejt Sarandës nga policia. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement