Por gjatë rrugës për në aeroport, para se të niseshin drejt Kosovës, futbollistëve të Izraelit ju ka ndodhur një surprizë aspak e këndshme pasi janë gjendur në një sulm raketash.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë futbollist të lënduar.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugëtimin tonë drejt Euro 2024”, ka shkruar kjo federatë.
Kujtojmë që ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej gjatë muajit të kaluar, por për shkak të luftës që shpërtheu, u shtynë të gjitha takimet e sporteve të këtij shteti.
UEFA mori vendim që ndeshja të luhej më 12 nëntor, pra këtë të diele./Klankosova.tv.