Kronike
Ishte duke punuar, përplaset për vdekje punonjësja e pastrimit në bashkinë e Delvinës

Shkëndijë Halili, 58-vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Grua.
Punonjësja e pastrim gjelbërimit në bashkinë e Delvinës, u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.
58 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin Mateo Rustemi 30 vjeç.

