Connect with us

Aktualitet

“Ishte koka e një bande…”/ Daily Mail: Bosi shqiptar i trafikut të emigrantëve rikthehet ilegalisht në Angli

Një ‘bos’ shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani, është kthyer fshehurazi në Angli pasi kreu gjysmën e dënimit me dhjetë vjet burg në Belgjikë. Daily Mail shkruan në artikull se Alket Dauti, 36 vjeç, ishte koka e një bande shqiptare që kontrabandonte emigrantë përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika. Gjithashtu Duti u arrestua në banesën e tij në Penge, periferi në Londrën Juglindore, në vitin 2018.

Dauti u ekstradua në Belgjikë vitin e ardhshëm, ku tashmë ishte dënuar me dhjetë vjet në mungesë për drejtimin e operacionit të kontrabandës. Siç raporton Daily Mail në seancën e tij gjyqësore u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale. Gjithashtu një hetim i Mail on Sunday ka zbuluar se ai kreu vetëm pesë vjet burg në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës.

Ndërkohë sipas llogarive të rrjeteve sociale të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar. Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke vozitur në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon e publikuar.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha: “Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojnë më në shtëpinë e tij. Po ashtu 36 vjeçari shqiptar u tha gazetarëve të Mail on Sunday, se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht që nga qershori i vitit të kaluar. Zyrtarët e Home Office i thanë Mail on Sunday -së se nuk kanë asnjë të dhënë për hyrjen e Dautit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo u ka shërbyer gazetarëve të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht. Gjithashtu Daily Mail shkruan se Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Kujdesi Dauti dhe Zakaboth morën tetë vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në MB për të luftuar ekstradimin.

Advertisement