Connect with us

Kronike

Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e hoteleve të Sarandës, pushuesit shpëtojnë nga Jorgo Kumaraku

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në një hotel në Livadhja. I arrestuari është identifikuar si Jorgo Kumaraku.

Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në zonat bregdetare, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë parandaluar një rast vjedhjeve në një hotel në Livadhja. Vihet në pranga 46-vjeçari që u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në hotel.

Sekuestrohen 3 televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Falë ndërhyrjes së Policisë, është kapur në flagrancë, në mesnatë, shtetasi J. K., duke vjedhur në hotel, 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërisht ata, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Advertisement