Connect with us

Kronike

Ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar

Kolonje/ Një 33-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas. Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas asaj që sqaron policia nga kqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës ndërsa familjarët kanë deklaruar në polici se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë policia është duke punuar për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kolonjë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement