Kronike
Ishte ndarë nga partneri pas gjendjes së dobët ekonomike dhe jetesës me prindërit e djalit/ Si nisën konfliktet mes vajzës dhe të atit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare vrau me tel babanë e saj, 56 vjeç.
Pas disa orëve në komisariat, vajza e viktimës, Emanilda Rama është dorëzuar dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel te atin, Anesti Rama, dhe e ka vrarë.
26-vjeçarja ka qenë e fejuar dhe është ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike dhe jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.
Pasi pranoi krimin, e reja deklaroi se i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj,
E reja nuk ka pretenduar se është dhunuar nga babai.

